U shtrua rruga për Europën, Egnatia publikon vendimin e fundit: Thirrje për afrimin e futbollistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 16:24

U shtrua rruga për Europën, Egnatia publikon vendimin e fundit: Thirrje për afrimin e futbollistëve

Egnatias i është shtruar rruga për Europën. Nëse fiton ndaj Çeljes në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, do të përballet me fituesin e çiftit Ararat Armenia-Shamrok Rovers. Në të kundërt do të sfidojë humbësin e të njëjtit çift, pikërisht në turin e tretë të Ligës së Europës.

egnatia klubi

Egnatia ndërkohë po punon edhe me një projekt të ri. Sot është njoftuar hapja e ekipit B, që e nis rrugëtimin nga Kategoria e Tretë.

Rrogozhinasit ndjekin kështu modelin e klubeve si Partizani, Tirana, Vllaznia dhe Dinamo. Po ashtu janë ftuar lojtarët që të kontaktojnë, për t’ju bashkuar projektit të ri.

NJOFTIMI I EGNATIAS:

KF Egnatia ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e ekipit Egnatia B, i cili do të marrë pjesë në Kategorinë e Tretë Shqiptare.

Ftojmë të gjithë futbollistët e interesuar që dëshirojnë të bëhen pjesë e projektit tonë dhe të tregojnë potencialin e tyre në ngjyrat bardhejeshile, të na kontaktojnë. [email protected] dhe +355 69 601 3310

PANORAMASPORT.AL