VIDEO/ Dalin pamjet drithëruese, si ylli i Barcelonës shpëtoi Spanjën nga goli i sigurt i Argjentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 15:12

VIDEO/ Dalin pamjet drithëruese, si ylli i Barcelonës shpëtoi Spanjën nga goli i sigurt i Argjentinës

Spanja fitoi Botërorin ndaj Argjentinës, ndërsa mjaftoi golin e Ferran Torres në kohën shtesë. Ishte minuta e 106-të, kur sulmuesi i Barcelonës dërgoi topin në rrjetë.

Screenshot 2026-07-20 150646

Jo vetëm Torres, por edhe një tjetër lojtar i Barcelonës u kthye në shpëtimtar për Spanjën. Bëhet fjalë për Pau Kubarsin, i cili në fundin e takimit i mohoi Argjentinës një gol të sigurt.

Nëse nuk do të ishte për mbrojtësin 19-vjeçar, lojtarët e Argjentinës do të përfitonin. Mbrojtësi ia doli që ta dërgonte topin në goditje këndi, edhe pse rrezikoi autogolin.

Çmimi i lojtarit të ri më të mirë për Botërorin i shkoi pikërisht Kubarsit. Bashkë me Laport dhe porterin Simon ishin garancia, që Spanja pësoi vetëm një gol gjatë gjithë edicionit.

Episodi vendimtar me Kubarsin: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL