Ëndrra e madhe e Italisë, Maldini me Leonardon e takojnë dhe i propozojnë stolin e axurrëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 22:24

Ëndrra e madhe e Italisë, Maldini me Leonardon e takojnë dhe i propozojnë stolin e axurrëve

Paolo Maldini dhe Leonardo kanë për të detyrë, që t’i japin Italisë trajnerin e duhur për ta kthyer te lavdia. Dëshira më e madhe është Pep Guardiola, për të cilin “Sky Italy” tregon se tashmë palët janë takuar.

Screenshot 2026-07-20 152335

Gjithçka ndodhi në Barcelonë. Dhe ëndrra mund të bëhet realitet, pavarësisht se duket shumë e vështirë.

Italia është pa trajner që nga muaji prill, kur Gatuzo u largua për shkak se Italia dështoi të shkonte në Botëror. Guardiola ndërkohë mbylli një periudhë disa vjeçare me Mançester Sitin ku fitoi gjithçka.

Tashmë i përket Guardiolës që të kthejë përgjigje. Kandidatët e tjerë janë Mançini dhe Pirlo.

PANORAMASPORT.AL