Fjalë që peshojnë, veterani i Interit vlerëson Kristjan Asllanin: Na duhet, është rikthyer ndryshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 22:53

Fjalë që peshojnë, veterani i Interit vlerëson Kristjan Asllanin: Na duhet, është rikthyer ndryshe

Henrik Mkitarian foli nga Gjermania ku Interi po zhvillon fazën përgatitore. Mesfushori me eksperiencë u ndal edhe te Kristjan Asllani, i cili pritet të shitet nga zikaltërit.

Screenshot 2026-07-20 155235

37-vjeçari tregoi vlerësimin e tij për mesfushorin shqiptar. Madje shtoi që qëndrimi i Asllanit, Stankoviç dhe Masolin, do të jetë ndihmë.

Përveç rikthimit të Asllanit, në mesfushë ka edhe disa fytyra të reja si Stankoviç dhe Masolin. Çfarë mund të na thuash për ta?

“Më ka bërë shumë përshtypje cilësia e Masolinit. Edhe Ale është rritur jashtëzakonisht shumë. Po ashtu edhe Asllani, i cili është rikthyer më i qetë dhe me më shumë eksperiencë.

Jam shumë i lumtur për ta. Nëse do të qëndrojnë tek Interi, do të jenë një ndihmë e madhe për ne. Shpresoj që edhe unë t’i ndihmoj ata, dhe të krijojmë një grup që lufton për të njëjtat objektiva”.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL