Tirana plotësohet para fazës përgatitore, por priten edhe dy afrime te bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 15:40

Tirana plotësohet para fazës përgatitore, por priten edhe dy afrime te bardheblutë

Te Tirana sigurojnë edhe afrimin e shtatë. Ai është një mbrojtës i djathtë dhe vjen nga Maqedonia e Veriut. Futbollisti, i cili mund të luajë edhe në pozicione të tjera në mbrojtje është përforcimi cilësor që mund të zëvendësojë tekanjozin Luçiano Vera.

tirana

Marrëveshja – Klubi bardheblu ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e krahut të djathtë, Bojan Ilievski, i cili pritet të jetë afrimi më i ri në organikën e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga “Infosport” në Maqedoninë e Veriut, që raporton se palët kanë mbyllur detajet e bashkëpunimit.

Ilievski është një mbrojtës 26-vjeçar, i gjatë 1.82 metra, i cili aktivizohet kryesisht në krahun e djathtë të prapavijës. Ai vjen me një eksperiencë të konsiderueshme në futbollin maqedonas, ndërsa ka arritur të bëhet pjesë edhe e përfaqësueses së vendit të tij. Me fanellën e Maqedonisë së Veriut, mbrojtësi numëron 10 paraqitje, duke fi tuar besimin e stafi t teknik kombëtar. Aventura me Tiranën do të jetë e para për Ilievskin jashtë kampionatit të vendit të tij.

Pas më shumë se 200 ndeshjeve në futbollin maqedonas, lojtari ka zgjedhur të provojë një sfi dë të re, këtë herë në Kategorinë Superiore me fanellën bardheblu. Në pjesën më të madhe të karrierës së tij, Ilievski ka mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura në Maqedoninë e Veriut. Ai ka luajtur për Pelister Bitolën, Rabotniçkin, Makedonija, ndërsa eksperienca e fundit ishte te Struga, ku ishte pjesë e skuadrës që ka pasur rezultate të rëndësishme në vitet e fundit.

Mbrojtësi mbërrin te Tirana në një moment kur klubi kryeqytetas po punon për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ri. Fakti që Ilievski ishte pa kontratë e ka bërë atë një mundësi interesante për bardheblutë, të cilët kërkojnë të shtojnë alternativa dhe eksperiencë në repartin e mbrojtjes. Me afrimin e tij, Tirana vijon lëvizjet në merkato, duke synuar të plotësojë grupin me lojtarë që kanë eksperiencë ndërkombëtare dhe njohin mirë ritmin e futbollit të rajonit. Ilievski pritet të jetë një nga pjesët e reja të projektit të klubit për sezonin 2026/27.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL