Trajneri i Juventusit me mëngë të gjata në 40 gradë, fsheh tatuazhin e titullit me Napolin
Luçiano Spaleti është paraqitur në grumbullimin e Juventusit me një fanellë të brendshme blu me mëngë të gjata, pavarësisht temperaturave të larta. Një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që ka ndezur menjëherë debatet në rrjetet sociale.

Sipas shumë tifozëve të Napolit, zgjedhja e trajnerit bardhezi ka një arsye të qartë: Të fshehë tatuazhin në parakrah, kushtuar titullit të tretë kampion të fi tuar me klubin napolitan. Pamjet e Spaletit në qendrën stërvitore të Juventusit, me bilbilin në qafë, shënimet në dorë, uniformën e bardhë dhe mëngët e gjata, bënë xhiron e internetit, duke shkaktuar reagime si nga tifozët e Juventusit, ashtu edhe nga ata të Napolit.
Tatuazhi i titullit të tretë dhe reagimet në rrjet
Pas triumfi t historik të Napolit në Serie A në vitin 2023, Spaleti vendosi të bënte një tatuazh me simbolin e “scudettos”, numrin 3 dhe shkronjën “N”, si një kujtim i përhershëm i suksesit të arritur së bashku me skuadrën dhe qytetin, 33 vjet pas titullit të fundit. Pikërisht për këtë arsye, shumë tifozë napolitanë besojnë se fanella me mëngë të gjata nuk ishte rastësi, por një mënyrë për të mos e ekspozuar tatuazhin në ditët e para të aventurës së tij te Juventusi.
Ironi nga Napoli, mbështetje nga Juventusi
Në rrjetet sociale nuk munguan komentet ironike nga tifozët e Napolit. “Sa gjëra bën njeriu vetëm për të fshehur tatuazhin e Napolit… me këtë vapë”, shkruan një tifoz. Një tjetër shton: “Spaleti me mëngë të gjata në 40 gradë vetëm për të mos treguar tatuazhin e Napolit”. Ka edhe nga ata që theksojnë: “Nëse Juventusi e mori duke e ditur se kishte atë tatuazh, ta detyrosh ta mbulojë vetëm sa e bën edhe më të dukshëm”. Në anën tjetër, tifozët bardhezi e kanë vlerësuar zgjedhjen e trajnerit. “Spaleti preferon të vuajë nga vapa sesa të tregojë tatuazhin e Napolit”, shkruan një komentues. Ndërsa një tjetër shton: “Ai ka tatuazhin e titullit që ka fi tuar, jo të Napolit”.
Premtimet për Napolin dhe rikthimi si kundërshtar
Nuk është hera e parë që Luçiano Spaleti përfshihet në polemika pas largimit nga Napoli. Shumë tifozë vazhdojnë t’i kujtojnë deklaratat që ai bëri menjëherë pas fi timit të kampionatit, të cilat u interpretuan si një betim besnikërie ndaj qytetit. Në konferencën për shtyp para ndeshjes Napoli-Sampdoria, më 3 qershor 2023, ai deklaroi: “Unë nuk dua të luaj kundër Napolit. Nuk dua të vesh një tuta tjetër përveç asaj të Napolit”. Më pas, gjatë periudhës si trajner i Kombëtares së Italisë, në një intervistë me Fabio Facio, ai u shpreh: “Kur ke jetuar atë ambient, ke përjetuar ndeshjet si trajner dhe ke veshur fanellën e Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, bëhet shumë e vështirë të rikthehesh aty si kundërshtar”. Megjithatë, rrjedha e ngjarjeve mori një drejtim tjetër. Pas përfundimit të eksperiencës në pankinën e Italisë, Spaleti pranoi ofertën e Juventusit dhe u rikthye në stadiumin “Maradona” si trajner i bardhezinjve.
Një lidhje që mbetet e gdhendur në lëkurë
Në prag të sfi dës Napoli-Juventus të 7 dhjetorit 2025, Spaleti foli për emocionet e rikthimit: “E njoh forcën e stadiumit ‘Maradona’. Do të jetë një emocion i jashtëzakonshëm, sepse aty kam kaluar dy sezone të mrekullueshme. Kemi ndarë shumë momente me Napolin dhe me njerëzit e tij. Profesioni na detyron të ecim përpara dhe tani do të jemi kundërshtarë. Histori të tilla kanë fuqinë të mbeten të pavdekshme dhe ajo me Napolin do të mbetet gjithmonë e tillë”. Fjalë që tregojnë se lidhja e Spaletit me Napolin mbetet ende e fortë. Ndërkohë, një detaj i thjeshtë si fanella me mëngë të gjata ka mjaftuar për të ndezur një tjetër debat. Qoftë një zgjedhje personale apo një përpjekje për të fshehur tatuazhin, simboli i titullit të tretë të Napolit mbetet i gdhendur në lëkurën e tij dhe vazhdon të jetë temë diskutimi.
PANORAMASPORT.AL













