VIDEO/ Spanja është Kampione Bote! Mund një Argjentinë të shëmtuar në finale pas shtesave
Spanja është shpallur Kampione Bote për të dytën herë dhe ashtu si në vitin 2010, ka fituar përsëri ne shtesë trofeun më të lakmuar.

Këtë herë përballë kishte Argjentinën e Mesit, të cilën e mundi po me shifrat 1-0 si 16 vite më parë, por me një dominim absolut përballë latino-amerikanëve.
Argjentina thuajse nuk ishte në fushë dhe kishte bazuar gjithçka te muskujt dhe faullet e rëndë, që faleshin sistematikisht nga gjyqtari. Ndaj ndeshja u bë shpesh e mërzitshme, e pas të kuqit të Fernandez u deshën shtesat kur erdhi edhe goli i vetëm nga Ferran Torres që vulosi një fitore të merituar të spanjollëve përballë Argjentinës që tregoi fytyrën e saj më të shëmtuar të dekadës së fundit.
SPANJË-ARGJENTINË 1-0
106′ Torres

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE
NGJARJET KRYESORE
120’+5’ Mbyllet finalja me fitoren 1-0 të Spanjës.
120’+2’ Simeone ka mundësinë e artë për të shënuar, por çon sferën mbi traversë pas një goditje këndi. (VIDEO)
120’ Jepen 5 minuta shtesë.
120’ Pas zhvillimit të një goditje dënimi, një top qe futet në zonë nga e djathta largohet rrezikshëm në goditje këndi. (VIDEO)
118’ Mesi tenton nga jashtë zonës, sfera përplaset në fytyrën e Merinos.
115’ Mesi provon me një harkim nga e djathta që shkon rrezikshëm mbi traversën e portës së Unai Simon. (VIDEO)
113’ Ferran Torres niset i vetëm drejt portës dhe shënon golin e dytë, por gjyqtari e sinjalizon për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
111’ MakAlister ndëshkohet me të verdhë.
106’ GOOOL SPANJA! Pas një harkimi në shtyllën e majtë, Uilliams ul sferën për Torres i cili gjuan dhe mposht Martinez. (VIDEO)
106’ Nis shtesa e dytë.
105’+3’ Mbyllet pa gola edhe shtesa e parë.
105′ Jepen 3 minuta shtesë.
103’ Uilliams nis një harkim në zonë, Merino me kokë nuk gjen portën. (VIDEO)
102’ Senesi merr vendin e Alvarez tek Argjentina.
99’ Zubimendi dhe Garsia hyjnë në fushë në vend të Laport dhe Rodri.
96’ Spanjës i mohohet në mënyrë të pabesueshme një gol, pasi Vinçiç vërshëllen një faull para se Uilliams të çonte topin në rrjetë. (VIDEO)
93’ Uilliams ka mundësinë e artë pas një krosimi në zonë, por devijimi i tij me kokë grushtohet nga Martinez. (VIDEO)
91’ Rifillon sfida mes dy skuadrave.
90’+8’ Vërshëllehet për fundin, kërkohen shtesa për fituesin.
90’+8’ Jamal provon me goditje dënimi, Martinez shpëton katërkëndorin e tij me një grushtim vendimtar. (VIDEO)
90’+7’ Vinçiç i fal të kuqin e radhës Paredes pas një tjetër faulli të mesfushorit. (VIDEO)
90’+4’ Fernandez ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kubarsi dhe ndëshkohet me të kuq mes protestave të argjentinasve. (VIDEO)
90′ Jepen 4 minuta shtesë.
89’ Rodri gjuan nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën argjentinase. (VIDEO)
87’ Një top në zonë shkon te Torres i cili nuk ia del ta kthejë drejt portës me gjuajtjen e tij. (VIDEO)
82’ Fernandez ndëshkohet me të verdhë për protesta.
81’ Fillimisht Martinez pret topin pas një gjuajtje të Laport, ndërsa në vazhdimin e aksionit Simeone godet Kukurejan pa shkak. Por Vinçiç nuk i tregon kartonin e verdhë. (VIDEO)
78’ Martinez përsëri vendimtar me një grushtim pas një gjuajtje nga e djathta. (VIDEO)
77’ Pedri gjen hapësirë në qendër dhe gjuan, çon topin direkt në duart e Martinez. (VIDEO)
75’ Dani Olmo dhe Baena i lënë vendin në fushë Niko Uilliams dhe Merinos.
70’ Romero dhe De Pol i lënë vendin në fushë Simeones dhe Medinës.
67’ Jamal nga e djathta gjen hapësirë dhe kroson për Torres i cili gjuan me kokë por çon sferën në duart e Martinez. (VIDEO)
64’ Gjuajtje e Dani Olmo nga jashtë zonës, sfera i shpëton nga duart Martinez e shkon jashtë. (VIDEO)
62’ Pedri dhe Ferran Torres hyjnë në fushë në vend të Ojarzabal dhe Fabian Ruiz.
58’ Montiel i lë vendin në fushë Molinas në radhët e Argjentinës.
55’ Ojarzabal dhe Ruiz kombinojnë në qendër, por nuk arrijnë të gjuajnë në zonë. (VIDEO)
51’ Paredes përfundon menjëherë në listën e lojtarëve të ndëshkuar me të verdhë për një faull në mesfushë. (VIDEO)
46’ Menjëherë rrezikshëm Spanja me një gjuajtje të Baena që shkon në duart e Martinez. (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim tjetër tek Argjentina pasi Paredes hyn në fushë në vend të Gonzalez.
45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’+1’ Alvarez mundohet të shfaqet rrezikshëm pas një topi të gjatë, Unai Simon largon sferën.
45’ Jepen 4 minuta shtesë.
44’ Lisandro Martinez i dëmtuar i lë vendin në fushë Otamendit.
43’ Kukureja lëshon një gjuajtje tokazi nga e majta, sfera shkon jashtë jo shumë larg shtyllës së largët. (VIDEO)
41’ Më në fund Vinçiç nxjerr kartonin e verdhë për një faull të Lisandro Martinez. (VIDEO)
39’ Olmo kombinon me Ojarzabal i cili gjuan në hyrje të zonës, por gjen Emiliano Martinez në pozicion. (VIDEO)
28’ Përsëri protesta të spanjollëve për një faull ndaj Jamal, por Vinçiç nuk ka ndër mend të tregojë të verdhin për argjentinasit. (VIDEO)
25’ Pak futboll ofensiv në këto minuta me vetëm shkëndijat e startit të sfidës.
18’ Niko Gonzalez i afrohet zonës së Spanjës në kundërsulm, Porro jo pa vështirësi ia del ta ndalë në kufijtë e saj.
15’ MakAlister falet nga gjyqtari pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Dani Olmos, duke mos u ndëshkuar as me të verdhë. (VIDEO)
13’ Presing i fortë i Spanjës që mban gjithë kohën topin, me Argjentinën e cila vetëm pret për gabimin për t’u nisur në kundërsulm.
12’ Një harkim nga e majta detyron Lisandro Martinez të dërgojë sferën në këndore.
5’ Top në thellësi për Mesin, Unai Simon del dhe largon sferën. (VIDEO)
4’ Përsëri Jamal me një sulm djathtas, pasoni në qendër ku nuk gjen askënd.
4’ Jamal shfaqet i vetëm në të djathtën, gjuajtja e tij ndalet nga Martinez. (VIDEO)
1’ Shkelmohet topi i parë, nis finalja që do përcaktojë fituesin e Kupës së Botës.
FORMACIONET ZYRTARE
SPANJA: Unai Simon; Pedro Porro, Kubarsi, Laport, Kukureja; Rodri, Fabian Ruiz; Lamin Jamal, Dani Olmo, Baena; Ojarzabal.
Trajner: Luis De la Fuente
ARGJENTINA: Emiliano Martinez; Montiel, Romero, Lisandro Martinez, Taljafiko; De Pol, Enzo Fernandez, MakAlister; Niko Gonzalez; Mesi, Hulian Alvarez.
Trajner: Lionel Skaloni
PANORAMASPORT.AL













