Nga heroi Ferran Torres te statistikat mbreslënëse të Kubarsit, dy futbollistët që “rrëmbyen skenën” e finales së Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 1:15

Nga heroi Ferran Torres te statistikat mbreslënëse të Kubarsit, dy futbollistët që “rrëmbyen skenën” e finales së Botërorit

19-vjeçari Pau Kubarsi zhvilloi një finale të jashtëzakonshme në Kupën e Botës 2026, duke qenë lider në disa statistika kyçe. Mbrojtësi spanjoll regjistroi 139 prekje të topit, 121 pasime të sakta me 96% saktësi, si dhe 21 pasime që thyen linjat kundërshtare.

SPANJAAA

Ai gjithashtu spikati me gjashtë largime vendimtare të topit nga zona mbrojtëse. Paraqitja e tij tregoi pjekuri dhe qetësi të jashtëzakonshme, pavarësisht moshës së re. Kubarsi konfirmoi se është një nga talentet më premtues të futbollit botëror.

Për sa i përket statistikave, Ferran Torres u bë heroi i Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026, duke shënuar golin vendimtar pasi u aktivizua si zëvendësues. Ai është vetëm lojtari i dytë në histori që realizon golin e fitores në një finale të Botërorit si rezervist, pas Mario Gëces në vitin 2014, gjithashtu ndaj Argjentinës.

PANORAMASPORT.AL