VIDEO/ Paredes çmendet pas humbjes në finale, rreh Gavin në mes të fushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 1:40

VIDEO/ Paredes çmendet pas humbjes në finale, rreh Gavin në mes të fushës

Argjentina dështoi të fitonte Botërorin e dytë radhazi dhe pas fishkëllimës së fundit të Slavko Vinçiç u nxehën gjakrat e lojtarëve “Abiceleste”.

PA

Leandro Paredes i drejtohet futbollistit të Spanjës, Erik Garsia duke e kapur për fyti. Menjëherë futet në fushë trajneri Lionel Skaloni për të shuar sherrin dhe për të ndarë futbollistët.

Në mes tyre futet edhe Gavi, por ky i fundit e pëson pasi shtrihet në tokë nga Paredes. Ai i gjuan në fytyrë dhe e lëshon në tokë mesfushorin e Barçës. (VIDEO)

Një shfaqje e shëmtuar nga argjentinasit të cilët refuzojnë të pranojnë realitetin.

PANORAMASPORT.AL