Postuar: Korrik 20, 2026 | 1:13
Mëkat për Lautaro Martinezin, e dërgoi Argjentinën në finale dhe Skaloni e “shpërblen” duke e lënë në stol
Lautaro Martinez nuk mori asnjë minutë në finalen kundër Spanjës. Edhe pse kualifikoi Argjentinën në finale falë golit kundër Anglisë, Skaloni e la në stol. Madje “Demi” gjatë turneut realizoi 3 gola dhe një asist për “Abiceleste”.

Kapiteni i Interit priti për momentin e tij, por nuk erdhi kurrë për shkak se dy dëmtime dhe kartoni i kuq i Enco Fernandezit, ndryshuan planet e trajnerit.
Ai u përqendrua më shumë në përpjekjen për të shkuar në gjuajtjet e penalltive pa u dëmtuar, duke zgjedhur të aktivizonte Senesi për kohën shtesë dhe të linte Lautaron në stol.
PANORAMASPORT.AL













