Trajneri me më shumë medalje në vetëm 4 vite, De la Fuente: Na penguan vetëm pritjet e Dibu Martinez
Luis De la Fuente ka plotësuar koleksionin e trofeve, duke i bashkuar Botërorin edhe Ligës së Kombeve dhe Europianin që kishte fituar më parë me Spanjën, duke u bërë trajneri më i suksesshëm spanjoll në arenën ndërkombëtare.

Natyrshëm, Botërori ishte kulmi i një rrugëtimi, siç e cilësoi vetë tekniku spanjoll në fjalët pas ndeshjes.
“Ne jemi Kampionë Bote. Jam i lumtur dhe krenar për lojtarët. Kemi mbyllur një kapitull shumë të rëndësishëm. Kemi fituar në çdo kategori. Për më tepër, ky është një ekip me një të ardhme të gjatë përpara. Po mendojmë për atë që vjen më pas.
Tani po mendoj për prindërit e mi dhe vëllain tim, jam krenar që jam spanjollë dhe që vazhdoj në këtë mënyrë.
Luajtëm një ndeshje shumë të mirë. Vetëm pritjet e shkëlqyera të Dibu na penguan. Fitorja kushton shtrenjtë, prandaj duhet ta vlerësojmë kur e arrijmë”, tha trajneri.
PANORAMASPORT.AL













