Donald Tramp i ka idetë e qarta, “kërcënon” Infantinon: Duhet të ribëjmë Botërorin këtu, më dëgjove?
Presidentit të SHBA, Donald Tramp, i ka pëlqyer shumë mikpritja e Botërorit 2026 dhe duket se ka idetë e qarta që vendi i tij duhet të vazhdojë të organizojë turne të tillë. Këtë ide, ai ia ka bërë të qartë menjëherë presidentin të FIFA-s, Xhani Infantino.

Para fillimit të ndeshjes, ata kanë qenë duke bashkëbiseduar dhe Tramp ka bërë kërkesën e tij, pasi fillimisht vlerësoi turneun që ai e cilësoi “të mrekullueshëm” pasi SHBA ishte një “vend futbolli” ndaj dëshironte ta shihte përsëri nga afër një turne të tillë.
“Duhet ta ribëjmë dhe duhet ta ribëjmë ndërsa jam ende në qarkullim. A më dëgjove Xhani?”, ishin fjalët e Tramp sipas asaj që raporton ”The Athletic” për dialogun mes tyre në prani të mediave.
Botërori i radhës ku mund të zgjidhet përsëri një vend organizator i përket edicionit të vitit 2038, pasi dy edicionet e mëparshme kanë të caktuar vendet pritëse.
PANORAMASPORT.AL













