VIDEO/ Shfaqja në pushimin e finales, Ronaldo dhe Ronaldinjo shfaqen si “shoferët” e Madonas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2026 | 22:13

VIDEO/ Shfaqja në pushimin e finales, Ronaldo dhe Ronaldinjo shfaqen si “shoferët” e Madonas

Pushimi i finales së Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës ka parë që në fushë të zbresë një paradë yjesh, për një spektakël muzikor ku do të interpretonin disa nga yjet më të njohur të muzikës botërore.

bandicam 2026-07-19 22-04-23-334

Emra si Madona, BTS, Xhastin Bieber apo Shakira interpretuan në një pushim ndeshje të stilit të “SuperBowl”. Por ajo që ra në sy ishte sidomos momenti kur interpretoi Madona.

Kjo, pasi atë e shoqëronin yjet e futbollit brazilian, Ronaldo dhe Ronaldinjo, të cilët hynë bashkë me artisten e njohur në fushë mes duartrokitjeve të publikut.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL