Oferta nga dy kampionate për futbollistin e Kombëtares, klubi i Serisë A merr vendimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2026 | 20:36

Oferta nga dy kampionate për futbollistin e Kombëtares, klubi i Serisë A merr vendimin

E ardhmja e Alen Sherrit te Kaljari është vënë në diskutim, pasi portieri i Kombëtares shqiptare nuk ka gjetur minutat që shpresonte tek ishullorët në Serinë A.

sherri 1

Mediat italiane bëjnë të ditur se për Sherrin ka pasur interes konkret gjatë këtyre javëve, me oferta nga të paktën 5 klube. Bëhet e ditur se klube nga Austria dhe Danimarka kanë kërkuar zyrtarisht futbollistin duke bërë edhe oferta për huazimin e tij apo edhe blerjen e kartonit në rast të një akordi shumëpalësh.

Por për momentin Kaljari duket se nuk ka ndër mend të heqë dorë nga lojtari, pasi e sheh atë si një zëvendësues ideal për Elia Kaprilen, i cili mbetet titullari i padiskutueshëm i portës së Kaljarit.

PANORAMASPORT.AL