Tirana në syrin e Klafuriç, trajneri ideon formacionin e parë bardheblu për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2026 | 18:13

Tirana në syrin e Klafuriç, trajneri ideon formacionin e parë bardheblu për sezonin e ri

Formacioni bazë i Tiranës për këtë sezon të ri pritet të përbëhet nga Bekaj në portë.

tr

Në mbrojtje do të rreshtohen Vera, Vitija, Kollej dhe Ndong, ndërsa mesfusha do të drejtohet nga Mysloviç, Krymi dhe Alvarez. Në repartin ofensiv, besimi i parë pritet t’u jepet Kish, Dacit dhe Xhixhës, tre futbollistë që do të kenë përgjegjësinë për të udhëhequr sulmin bardheblu.

Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti se për secilin repart ka alternativa të gatshme. Me një kalendar të ngarkuar dhe objektivin për të qenë konkurrues në çdo ndeshje, pritet që të gjithë futbollistët të kenë hapësirat e tyre.

Ky është vetëm një projeksion, pasi merkatoja ende nuk ka përfunduar dhe do të ketë ende afrime në skuadër. Tiranën e re do ta shohim vetëm në fund të gushtit. Bardheblutë shpresojnë që këtë sezon të ndërtojnë një skuadër cilësore, e cila do të luftojë për titullin kampion.

PANORAMASPORT.AL