ZYRTARE/ Nga PAOK te Dinamo Kiev! Short ferri për Dinamon në Europë, e shpëton vetëm një çift te turi i tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 9:04

ZYRTARE/ Nga PAOK te Dinamo Kiev! Short ferri për Dinamon në Europë, e shpëton vetëm një çift te turi i tretë

Dinamo u kualifikua në raundin e dytë të Ligës së Konferencës pasi mposhti Astanën.

dina

Tashmë do të përballet me NK Aluminij dhe nëse do arrijë të kalojë në turin e tretë e pret përballje edhe më e vështirë. Ndërkohë janë ndarë dhe mini grupet, ku skuadra e Ilir Dajës pozicionohet në atë jofavorit.

Çifti i vetëm i favorshëm do të jetë nëse i bie fituesi i Dinamo Tbilisi-Zalgiris, duke qenë se skuadrat e tjera si FCSB, Makabi, PAOK ose Dinamo Kiev janë relativisht shumë të forta. Dinamo do të mësojë fatin e saj në orën 14:00 kur të hidhet shorti.

Katër çiftet që janë rival i mundshëm i Dinamos në short:

FCSB-FK Auda

Dinamo Tbilisi-FK Zalgiris

Dinamo Kiev-PAOK

Sherif Tiraspol-Makabi Tel-Aviv

PANORAMASPORT.AL