ZYRTARE/ Ndahen çiftet! Egnatias i shtrohet rruga në Champions, por në Ligën e Europës do i duhet fat nëse eliminohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 9:21

ZYRTARE/ Ndahen çiftet! Egnatias i shtrohet rruga në Champions, por në Ligën e Europës do i duhet fat nëse eliminohet

Egnatia bëri një kualifikim historik në turin e dytë të Championsit duke mposhtur me shifrat e thella 6-1 Petrokubin. Në këtë raund ata do të përballjen me Celjen dhe ndodhen në vazon e favoritëve.

egnatia

Në orën 12:00 kampionët e Shqipërisë do të mësojnë çiftin me kundërshtarët e mundshëm nëse i mposhtën sllovenët për në turin e tretë.

Gjashtë çiftet që janë rival i mundshëm i Egnatias në short në Ligën e Kampioneve ( Shënim: *Përballje me fituesit e këtyre çifteve)

Ararat Armenia – Shamrok Rovers

Sabah FC- KuPS Kuopio

Víkingur Rejkjavik – Hapoel Beer-Sheva

Mjällby AIF- Linkoln Red Imps

PFC Levski Sofia – Universitatea Kraiova

KI Klaksvvk – FK Kauno Zalgiris

Në orën 13:00, rrogozhinasit mësojnë çiftin me rivalët e mundshëm nëse nuk arrijnë ta mposhtin Celjen. Kështu skuadra e Nevil Dedes do të luante në Ligën e Europës. Në Ligën e Europës, nëse Egnatia eliminohet nga Celje, është i favorshëm vetëm çifti Ararat Armenia – Shamrok Rovers. Dy çiftet e tjera do të ishin short ferri.

Tre çiftet që janë rival i mundshëm i Egnatias në short në Ligën e Europës (Shënim: Përballje me humbësit e këtyre çifteve)

Vikingur Rejkjvavik-Hapoel Beer-Sheva

AGF Aarhus-Leh Poznan

Ararat Armenia-Shamrok Rovers

PANORAMASPORT.AL