Shihej si kandidati kryesor për pankinën e Italisë, Konte i çudit të gjithë: Po pres situata dhe zhvillime
Antonio Konte i dha lamtumirën Napolit në fund të edicionit dhe për të gjithë dukej se ishte ai emri që do të ulej përsëri në pankinën e Italisë.

Por edhe pse Federata Italiane zgjodhi një president të ri, duket se emri i Kontes ka zbritur në listën e preferencave, pasi trajneri ka pranuar se për momentin nuk ka asnjë kontakt me të.
“Jam shumë i lumtur për ato që kanë qenë këto dy vite te Napoli dhe që mund të pushoj dhe të ndjek futbollin, në pritje të situatave dhe zhvillimeve të mundshme gjatë këtij viti. Ekipi kombëtar? Jo, nuk më kanë kontaktuar”, tha ai.
Sipas mediave italiane, në pamundësi për të afruar Pep Guardiolën, e gjithë vëmendja për momentin është kthyer nga Andrea Pirlo i cili preferohet para Kontes, edhe pse ky i fundit ka eksperiencë me përfaqësuesen italiane.
PANORAMASPORT.AL













