E rrallë në Ligën e Europës, Egnatias i shtrohet rruga edhe nëse eliminohet nga Champions (RIVALËT)
Egnatia e ka të shtruar rrugën për të bërë mirë në Ligën e Kampioneve. Pasi mposhti kampionët e Moldavisë, duhet të bëjë të njëjtën gjë me Çeljen e Sllovenisë. Më pas do të sfidonte fituesin e Ararat Armenia-Shamrok Rovers në turin e tretë të Champions.

Nëse vjen eliminimi nga Champions, Egnatia kalon automatikisht në turin e tretë të Ligës së Europës. Aty ku ishte short i rrallë dhe shorti i ka buzëqeshur sërish.
Egnatia do të luante pikërisht përballë humbësit nga çifti Ararat Armenia-Shamrok. Në këtë rast, Shamrok konsiderohet me ekipin më të dobët. Ndaj edhe çdo skenar i ka shtruar rrugën Egnatias për grupet e Europës.
Ndeshjet e para për turin e tretë të Ligës së Europës janë rezervuar më 6 korrik. Ato të kthimit ndërkohë më 13 gusht. Po ashtu, njësoj si në turin e tretë të Champions, Egnatia do të kishte mundësinë që sfidën e kthimit ta luante në shtëpi.
SHORTI I TURIT TË TRETË TË LIGËS SË EUROPËS
Humbësi i Ararat Armenia-Shamrok Rovers vs Humbësi i Egnatia-Çelje.

PANORAMASPORT.AL













