VIDEO/ Argjentina e turpshme pas humbjes ndaj Spanjës, por sherrin masiv nuk e nisi Paredes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 10:06

VIDEO/ Argjentina e turpshme pas humbjes ndaj Spanjës, por sherrin masiv nuk e nisi Paredes

Pas fishkëllimës së fundit në finalen Spanjë-Argjentinë, shpërtheu sherr masiv në fushë.

DGF

Teksa pamjet e para që qarkulluan ishte momenti kur Leandro Paredes i futi duart në fyt Garsias dhe më pas sulmoi Gavin, e vërteta nuk është kjo.

Sapo Slvako Vinçiç mbylli ndeshjen dhe spanjollët filluan të festojnë, mbrojtësi i Argjentinës, Nahuel Molina shkoi menjëherë drejt kapitenit Rodri duke e sulmuar. Më pas aty ka ndërhyrë Erik Garsia dhe lojtarët e tjerë që u përfshinë në sherr. (VIDEO)

Pamje të turpshme këto për argjentinasit të cilët nuk arritën të mbronin titullin kampion duke u mposhtur në minutën e 106′ falë golit të Ferran Torresit.

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Paredes çmendet pas humbjes në finale, rreh Gavin në mes të fushës