EKSKLUZIVE/ “Emocion të shënoj në Europë”, Berisha flet pas kualifikimit të Dinamos: Synojmë diçka të madhe, jemi të motivuar (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2026 | 17:30

EKSKLUZIVE/ “Emocion të shënoj në Europë”, Berisha flet pas kualifikimit të Dinamos: Synojmë diçka të madhe, jemi të motivuar (E PLOTË)

Pas një mbrëmjeje të paharrueshme në Kazakistan, ku Dinamo siguroi kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës me një fitore bindëse 4-1 ndaj Astanës, një nga protagonistët ishte Hekuran Berisha.berishaSulmuesi gjeti rrugën e rrjetës duke realizuar golin e dytë të takimit dhe konfirmoi rikthimin e tij në formën më të mirë. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, Berisha flet për emocionet e golit, eksperiencën që fitoi gjatë huazimit në Kosovë, besimin e trajnerit Ilir Daja, objektivat e Dinamos në Europë, si edhe mesazhin që ka për tifozët blu pas këtij kualifikimi të rëndësishëm.

Hekuran, një vit më parë shënoje golin vendimtar të Dinamos në Europë dhe rikthehesh sërish protagonist me një gol. Çfarë emocionesh të sjell ky rikthim?

Është një ndjenjë shumë e bukur dhe e veçantë. Gjithmonë është speciale të shënosh në një ndeshje europiane, sidomos kur goli ndihmon ekipin të arrijë një rezultat pozitiv. Jam shumë i lumtur që u riktheva me gol dhe kjo më jep edhe më shumë motivim për të vazhduar të punoj fort. Shpresoj që ky të jetë vetëm fillimi dhe të kontribuoj sa më shumë për ekipin gjatë këtij sezoni.

Sezoni i kaluar ishte me paraqitje të mira në kampionat dhe më pas huazimin në Kosovë. Çfarë ke fituar si futbollist?

Mbi të gjitha kam fituar shumë eksperiencë. Kam kaluar situata të ndryshme që më kanë ndihmuar të piqem si futbollist, por edhe si person. Kam marrë më shumë përgjegjësi në fushë, kam mësuar të përballoj sfida të ndryshme dhe besoj se sot jam një lojtar më i kompletuar dhe më i përgatitur për të dhënë maksimumin.

Çfarë të ka bërë më të fortë eksperienca në futbollin e Kosovës?

A mendon se je rikthyer më i pjekur te Dinamo? Po, padyshim. Eksperienca në futbollin e Kosovës më ndihmoi të rritem në shumë aspekte. Më bëri më të fortë fi zikisht, por edhe më të qëndrueshëm nga ana mendore. Përballja me sfi da të reja më ka ndihmuar të fi toj më shumë besim te vetja dhe besoj se jam rikthyer te Dinamo më i pjekur, më i përgatitur dhe më i gatshëm për të ndihmuar ekipin në çdo moment.

Tashmë trajneri të ka besuar sërish sulmin e Dinamos. E ndien këtë si një përgjegjësi shtesë apo si motivim për të dhënë edhe më shumë?

E shoh si një kombinim të përgjegjësisë dhe motivimit. Kur trajneri Ilir Daja të beson një rol kaq të rëndësishëm, normalisht ndien përgjegjësi, por mbi të gjitha kjo të motivon të punosh edhe më shumë. Do të jap maksimumin në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje për ta shpërblyer këtë besim me paraqitje sa më të mira dhe me kontribut konkret për ekipin

Sa besim i jep skuadrës ky rezultat me Astanën?

Ky rezultat na jep shumë besim dhe vetëbesim për vazhdimësinë, sepse tregon se kemi cilësi dhe mund të konkurrojmë në këtë nivel. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se nuk kemi arritur ende asgjë. Duhet të vazhdojmë të punojmë me përulësi, të qëndrojmë të fokusuar dhe ta marrim çdo ndeshje me seriozitet maksimal.

Dinamo ka treguar se mund të konkurrojë në Europë. Çfarë mendon se e dallon këtë grup dhe deri ku mund të arrijë?

Forca më e madhe e këtij grupi është bashkimi. Jemi një skuadër ku të gjithë punojnë për njëri-tjetrin dhe kjo reflektohet edhe në fushë. Kemi një staf teknik shumë cilësor, të udhëhequr nga trajneri Ilir Daja, i cili na ka dhënë organizim dhe besim. Gjithashtu, meritojnë vlerësim edhe drejtuesit e klubit, me presidentin Adrian Bardhi në krye, të cilët na kanë qëndruar pranë dhe na kanë mbështetur në çdo aspekt. Nëse vazhdojmë me të njëjtin mentalitet, përkushtim dhe disiplinë, besoj se mund të arrijmë rezultate shumë të mira në Europë.

Tani vjen përballja me Aluminij. Çfarë duhet të bëjë Dinamo për të kaluar turin dhe sa besoni te kualifikimi?

Duhet ta respektojmë maksimalisht kundërshtarin, por në të njëjtën kohë të kemi besim te cilësitë tona. Nuk duhet të mendojmë se do të jetë një ndeshje e lehtë. Duhet të japim 100% në fushë, të zbatojmë detyrat taktike dhe të luftojmë për çdo top. Ne besojmë te vetja dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur kualifikimin.

A mendon se Dinamo e ka kualitetin për të provuar grupet e Europës?

Po, besoj se kjo skuadër ka kualitetin për të synuar diçka të madhe. Megjithatë, futbolli kërkon që të mendosh ndeshje pas ndeshjeje. Nuk duhet të nxitohemi apo të shohim shumë larg. Nëse vazhdojmë të punojmë me të njëjtin seriozitet dhe përkushtim, hap pas hapi mund t’i afrohemi këtij objektivi.

Në aspektin personal, çfarë objektivash i ke vendosur vetes këtë sezon?

A ke një kuotë golash që do të arrish? Objektivi im kryesor është të ndihmoj ekipin të realizojë objektivat e tij. Sigurisht që si sulmues dua të shënoj sa më shumë gola dhe të kontribuoj edhe me asistime, por për mua më e rëndësishmja është suksesi i skuadrës. Nëse Dinamo arrin objektivat e saj, atëherë edhe unë do ta konsideroj sezonin një sukses.

Çfarë mesazhi do t’u dërgoje tifozëve të Dinamos, të cilët kanë besuar te rikthimi yt dhe po ju mbështesin në këtë rrugëtim europian?

Dua t’i falënderoj sinqerisht për mbështetjen e vazhdueshme që na japin. Prania dhe përkrahja e tyre janë një motivim i madh për të gjithë ekipin dhe na japin forcë në çdo ndeshje. U premtoj se do të vazhdoj të jap maksimumin në çdo minutë, me përkushtim dhe sakrificë, për të ndihmuar Dinamon dhe për t’i bërë tifozët tanë krenarë.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL