Sërish tension mes yjeve të Realit? Përshëndetja e munguar në finalen e vogël të Botërorit shkakton polemika të mëdha
Ndeshja për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026 midis Anglisë dhe Francës, e fituar 6-4 nga “Tre Luanët”, ka rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien midis Xhud Bellingam dhe Kilië Mbape.

Të dy, shokë skuadre te Real Madrid, u përballën me ekipet kombëtare dhe pas ndeshjes, disa incidente nxitën thashetheme për tension të supozuar midis dy yjeve të “Los Blancos”. Para fillimit të ndeshjes, nuk munguan gjestet pajtuese, me Mbape që madje i bëri me sy Bellingam gjatë përshëndetjes midis dy ekipeve.
Megjithatë, në fund të ndeshjes, kamerat nuk kapën asnjë përshëndetje midis të dyve. Francezi u drejtua menjëherë në stol, ndërsa mesfushori anglez u ndal për të përshëndetur disa lojtarë të Francës, përfshirë shokun e tij të ri të skuadrës Ibrahima Konate. Ky detaj ringjalli thashethemet që kishin qarkulluar gjatë gjithë sezonit të kaluar.
Thashethemet për dhomën e zhveshjes së Real Madridit
Incidenti solli në mendje edhe pamje nga sezoni i kaluar në Santiago Bernabeu, në të cilat Bellingam dukej se e injoronte Mbapen gjatë një momenti loje. Sipas thashethemeve nga Spanja, marrëdhënia midis të dyve u përkeqësua gjatë sezonit të kaluar, pjesërisht për shkak të dallimeve në opinione brenda dhomës së zhveshjes në lidhje me punën e trajnerit të atëhershëm Çabi Alonso. Megjithatë, këto raportime nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Tani do të jetë detyrë e Zhoze Murinjos, trajnerit të ri të Real Madridit, të menaxhojë ekuilibrin e skuadrës dhe të mbajë të bashkuar një dhomë zhveshjeje plot personalitet.
PANORAMASPORT.AL













