Miqësorja e radhës, Teuta triumfon ndaj klubit bullgar falë golit të afrimit të rëndësishëm të merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2026 | 21:11

Miqësorja e radhës, Teuta triumfon ndaj klubit bullgar falë golit të afrimit të rëndësishëm të merkatos

Skuadra e Teutës ka zhvilluar sot një tjetër ndeshje miqësore në Bansko të Bullgarisë, ku po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri.

teuta bernardoni

Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova, sot ka zbritur në fushë në një ndeshje përgatitore përballë skuadrës bullgare të Krumovgrad.

Në ndeshjen ku ishte në fushë që nga starti edhe portieri i afruar së fundmi, Bernardoni, diferencën e bëri vetëm goli i shënuar nga një tjetër afrim i rëndësishëm në merkato, Sherif Kallaku. Ishte pikërisht fantazisti ai i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 12, duke i dhënë suksesin 1-0 Teutës.

PANORAMASPORT.AL