FORMULA 1/ Kimi Antoneli fiton garën e Belgjikës, podiumi plotësohet nga Lëklerk dhe Vershtapen. Hamilton renditet në vendin e…
Andrea Kimi Antoneli u kurorëzua fitues i Çmimit të Madh të Belgjikës pasi siguroi fitoren pas një beteje të ashpër me Sharl Lëklerk të Ferrarit në Circuit de Spa-Francorchamps.

Piloti i Mercedes arriti të rimarrë kryesimin në xhiron e 34-të dhe e mbajti deri në vijën e finishit. Maks Vershtapen i Red Bull përfundoi podiumin në vendin e tretë, me Hamilton të Ferrari dhe Oskar Piastri të Mek Laren që plotësuan pesë të parët.
THE POINTS SCORERS AT SPA 👇#F1 #BelgianGP pic.twitter.com/sk91RHeYwe
— Formula 1 (@F1) July 19, 2026
Gara u prish nga një incident i hershëm, pasi Xhorxh Rasëll u tërhoq në xhiron e parë pas kontaktit me Hamilton në Les Combes, me pilotin e Ferrarit që mori një penalitet kohor prej pesë sekondash për përplasjen.
Here’s Lewis’ view of the contact with George on the opening lap 👀#F1 #BelgianGP pic.twitter.com/ZticPlZfQH
— Formula 1 (@F1) July 19, 2026
PANORAMASPORT.AL













