VIDEO/ Pyetet për fituesin e finales mes ekipeve me të cilët është ndeshur, Vozinja i befason të gjithë me fjalët e tij
Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinja, është kthyer në një nga personazhet kryesore të Botërorit 2026, duke lënë përshtypje të shkëlqyera me paraqitjet e tij me ekipin e vogël që kaloi çdo parashikim.

Para finales së Botërorit, mes Spanjës dhe Argjentinës, të dy skuadra të cilat ai i ka përballur në këtë edicion portieri u pyet se cila ishte preferenca e tij për fituesin e këtij aktiviteti.
“Për mua, do ta them përsëri, por realisht nuk më intereson”, tha ai mes të qeshurave në një emision pak orë para finales së madhe në Nju Xhersi duke marrë edhe duartrokitjet e turmës që po e ndiqte drejtpërdrejt pranë skenës.
“Uroj që kush e meriton, të fitojë në fund. Mendoj se të gjithë në botë presin të shohin futboll të bukur me shumë pasion e cilësi. Kushdo ta meritojë, le të fitojë. Por disa herë në futboll luan më mirë dhe ndodh që humb ndeshjen. Ndaj në fund shpresoj që të gjithë të jenë të lumtur për finalen dhe të gjithë Botërorin pasi ka qenë një turne mahnitës”, tha Vozinja.
VOZINHA’S PREDICTION FOR THE WINNER OF TODAY’S FINAL 👀🏆
He would know, he’s played against both teams 🇪🇸🇦🇷@BankofAmerica #MDL pic.twitter.com/b0jrBEPPA8
— Men in Blazers (@MenInBlazers) July 19, 2026
PANORAMASPORT.AL













