Postuar: Korrik 12, 2025 | 23:14
Gega ka vendosur të mbështesë të rinjtë, përgjegjësia që mori talenti Himallari
Skënder Gega ka vendosur të mbështesë të rinjtë e Partizanit. Një ndër ta është Elson Himallari. Vetëm 16 vjeç, Himallari mori vendin e Albers Kekos së dëmtuar.

Ishte minuta e 36-të e ndeshjes me Kaljun në Estoni, kur sulmuesi i “demave” duhet të merrte përgjegjësi të pazakonta për moshën e tij.

Vetë Keko po aktivizohej në krahun e majtë të sulmit, ku supozohet Isgandarli. Situatë e ndërlikuar, ndërsa besimi iu dha Himallarit. Mes presionit, Himallari shkroi emrin e tij në historinë e Partizanit.
PANORAMASPORT.AL













