Postuar: Nëntor 12, 2016 | 14:07
Foto / Nga talljet te përgjakja në tribuna, Angli-Skoci nuk ishte një ndeshje normale
Ndeshja mes Anglisë dhe Skocisë ka zakonisht një rivalitet shumë të ndezur si në fushën e lojës, ashtu edhe në tribuna. Tifozët skocezë ishin përgatitur të festonin në këtë sfidë dhe që në orët e para të mëngjesit kishin pushtuar Londrën duke mos ngurruar të talleshin hapur me forcat e sigurisë apo mbështetësit britanikë.

Por konsumi i tepërt i pijeve alkoolike bëri të vetën dhe pasi mbërritën në stadium, tifozët skocezë nuk ngurruan të përplaseshin me mbështetësit e ekipit vendas, ndërsa disa prej tyre përfunduan të përgjakur.

E gjithë euforia e skocezëve u shua përfundimisht pas ndeshjes, pasi rezultati 3-0 në favor të Anglisë linte shumë pak vend për diskutime.














