Elbasani po mendonte për Final Four, Janaçek kontaktoi me klubin e ri: Portieri zbulon prapaskenat
Martin Janaçek u prezantua te Spartak Trnava me kontratë 2-vjeçare, ssic “Panorama Sport” paralajmëroi. Kështu u surprizuan klubet e Abissnet Superiore, të cilat ishin pas portierit të Elbasanit.

Janaçek foli menjëherë sot, më 10 qershor, pasi u prezantua nga klubi sllovak. Portieri çek tregoi se çdo gjë kishte filluar rreth një muaj më parë, kur Elbasani po luante në Final Four.
25-vjeçari tregoi pasi firmosi: “Kontakti i parë ishte rreth 3-4 javë më parë. Më pas gjërat u zvarritën pak, por ditët e fundit gjithçka mori drejtimin e duhur dhe kur mora këtë ofertë, pata menjëherë interes të vija në Trnavë.
Sezoni i fundit ishte i shkëlqyer. Fillova përsëri ta shijoja futbollin, si unë ashtu edhe skuadra po kalonim një periudhë të mirë dhe kjo më ndihmoi të përparoja shumë”.
Janaçek qëndroi i dëmtuar nga data 14 mars, pikërisht për dy muaj. Elbasani e aktivizizoi në dy javët e fundit të Final Four.
PANORAMASPORT.AL













