Ervin Bulku zbulon prapaskenat te Kombëtarja: Ja çfarë na kërkoi babai i Mehmetit
Ervin Bulku, ndihmëstrajner i Maran te Kombëtarja shqiptare, ka folur për disa çështje me rëndësi për të ardhmen. Si asnjëherë më parë, Bulku i preku të gjitha prapaskenat me lojtarë që mund të luajnë me Shqipërinë në të ardhmen.

Ndër të tjera shfaqet edhe Adri Mehmeti. Ky i fundit luante me ekipin U-15 të Shqipërisë para se Amerika ta merrte. Megjithatë, ekziston mundësia që të përfaqësojë sërish vendin e tij. Aktualisht po shkëkqen me Nju Jork Red Bulls në MLS.
“Është edhe Adri Mehmeti që aktivizohet në kampionatin amerikan. Është një lojtar që është aktivizuar me moshat tona. E njëjta gjë vlen edhe pas bisedës me babain e tij. Është në një moment që po aktivizohet rregullisht te skuadra e tij. Na ka kërkuar pak kohë. Të shikojë për të ardhmen e tij se çfarë do të ndodhë. Duke parë se është një lojtar në moshë shumë të re, 2009, dhe po aktivizohet titullar me skuadrën e tij. Shpresojmë gjithmonë që të pranojë dhe të jetë pjesë e ekipit tonë kombëtar”, u shpreh Bulku për emisionin “Në Shtëpinë e Futbollit”.
Brajan Gruda ka kërkuar të paktën edhe dy vite të tjera kohë. Nëse Gjermania nuk e aktivizon me ekipin e parë, do të konsideronte fanellën kuqezi. Nelson Vaiper nuk është aktualisht i hapur me biseda, ndërsa shfaqet i hapur të luajë sërish me Gjermaninë U-21 në Europianin U-21.
Sa i përket Arda Kurtulan, dëshira qëndron për të përfaqësuar Shqipërinë ku ka luajtur me moshat. Problem shfaqet vetëm kampionati turk, pasi nëse luan me Shqipërinë do të konsiderohej lojtar ekstra komunitar në Turqi.
E BUJSHME/ “Gruda kërkon ta lëmë të qetë”, ndihmësi i Maran te Kombëtarja del publikisht: As bisedë miqësore me Vaiperin
Opsion në vendin e Hysajt: Maran e kontaktoi për ftesën te Kombëtarja, futbollisti pret dritën jeshile
PANORAMASPORT.AL













