ZYRTARE/ Largimi i radhës nga Partizani, sulmuesi ndan rrugët para kohe me të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 14:25

ZYRTARE/ Largimi i radhës nga Partizani, sulmuesi ndan rrugët para kohe me të kuqtë

Mohanad Mando e ka mbyllur me Partizanin. Dhe pse kishte firmosur kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, sulmuesi sirian vendosi të ndajë rrugët para kohe me klubin e kuq.

Screenshot 2026-06-10 142424

Mando ishte lojtar kyç për Partizanin B në dy sezonet e fundit. Tek ekipi i parë nuk pati hapësira gjatë këtij edicioni.

Njoftimi i Mandos:

“Udhëtimit tim me Partizanin i erdhi fundi.  Ky kapitull ishte i mbushur me sfida dhe mësime që më ndihmuan të rritem si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe do t’i mbaj këto përvoja me vete në të ardhmen.

Dua të falënderoj Partizanin dhe të gjithë ata që më mbështetën, më qëndruan pranë dhe besuan në aftësitë e mia gjatë gjithë këtij udhëtimi.

Po largohem më i fortë, më me përvojë dhe plotësisht i përqendruar në kapitullin tjetër të karrierës sime dhe mundësitë që më presin. I uroj klubit sukses të vazhdueshëm në të ardhmen”.

PANORAMASPORT.AL