Situatë e pazakontë e klubit, gjykata lë futbollistin e Kombëtares duke pritur trajnerin
Klubi i Torinos ka vendosur të mos mbajë trajnerin Roberto D’Aversa pavarësisht paraqitjes së mirë që bëri nën drejtimin e tij në pjesën e dytë të sezonit. Mediat italiane kanë bërë të ditur se ish-futbollisti i njohur, Injacio Abate, do të marrë drejtimin e kësaj skuadre pjesë e të cilës është edhe Ardian Ismajli.

Por situata nuk është aq e thjeshtë sa mendohet, për shkak të një vendimi gjykate. Kjo, pasi Abate është nën kontratë si trajner i Juve Stabias edhe për një tjetër sezon dhe për momenti e ka të pamundur të ulet me drejtuesit e klubit torinez për të diskutuar merkaton dhe strategjitë e sezonit të ri.
Abate ka një klauzolë largimi, por nuk mund ta aktivizojë dot, pasi klubi ka kaluar nën administrim gjyqësor për shkak procedurash falimenti. Duhet të jetë gjykata e Napolit ajo që duhet të japë vendime për të mundësuar aktivizime klauzolash largimi. Pa të, trajneri nuk mund të jetë i lirë dhe të firmosë kontratën dyvjeçare siç ka rënë dakord me Torinon.
PANORAMASPORT.AL













