Skandali/ Gjyqtari somalez përjashtohet nga Botërori pasi SHBA-ja i ndalon hyrjen në vend

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 10:05

Skandali/ Gjyqtari somalez përjashtohet nga Botërori pasi SHBA-ja i ndalon hyrjen në vend

Omar Artan, i cili pritej të bëhej somalezi i parë që do të gjykonte në fazën fi nale të një Kupe Bote, është hequr nga lista e arbitrave të turneut pasi autoritetet amerikane i refuzuan hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

sadasda

Artan, i shpallur arbitri më i mirë afrikan për vitin 2025 nga Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF), u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit dhe aktualisht ndodhet në Turqi. Deri tani, autoritetet amerikane të emigracionit nuk kanë dhënë një arsye zyrtare për kthimin e tij, por Somalia është një nga vendet e përfshira në listën e kufi zimeve të udhëtimit të vendosura nga administrata e presidentit Donald Trump.

Pas komunikimeve me autoritetet amerikan, FIFA konfirmoi se Artan nuk do të mund të marrë pjesë në Botërorin 2026. “FIFA konfirmon se arbitri Omar Abdulkadir Artan nuk do të jetë në gjendje të stërvitet dhe të gjykojë në Kupën e Botës 2026 pasi iu refuzua hyrja në Shtetet e Bashkuara”, thuhej në deklaratën zyrtare të organizmit botëror.

FIFA theksoi gjithashtu se nuk ka rol në proceset e emigracionit të vendeve organizatore dhe se ishte informuar nga autoritetet amerikane se statusi i Artanit nuk do të ndryshojë për momentin. “Si në aktivitetet e mëparshme të FIFA-s, është qeveria e vendit pritës ajo që vendos përfundimisht se kush merr vizë dhe kush lejohet të hyjë në territorin e saj”, shtohej në deklaratë.

Nuk mund të arbitronte as në Kanada apo Meksikë
Shefi i arbitrave të FIFA-s, Pierluixhi Kolina, ka ngritur një qendër përgatitore në Majami për 52 arbitra dhe 88 ndihmës-arbitra që do të marrin pjesë në Botëror. Sipas rregullave të FIFA-s, të gjithë zyrtarët e ndeshjeve duhet të qëndrojnë në këtë bazë në Florida për stërvitje, përgatitje dhe arsye sigurie. Për këtë arsye, Artan nuk mund të qëndronte jashtë SHBA-së dhe të gjykonte vetëm ndeshjet që zhvillohen në Kanada apo Meksikë.

Federata Somaleze kërkon sqarime
Një këshilltar i lartë i Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve të Somalisë konfirmoi për BBC-në se Artan kishte udhëtuar me dokumentacion të rregullt. Ndërkohë, një zyrtar i ambasadës somaleze në Nairobi deklaroi se arbitrit i ishte lëshuar edhe një pasaportë diplomatike për t’ia lehtësuar udhëtimet, pas vështirësive të mëparshme me vizat. Vetë Artan reagoi me qetësi përmes një deklarate për Reuters. “Dua të falënderoj FIFA-n dhe CAF-in për mbështetjen e tyre dhe premtoj se do të vazhdoj të punoj për të ruajtur nivelin tim si arbitër, duke u përqendruar te e ardhmja”, tha ai. “Falënderoj familjen e futbollit për mesazhet e mbështetjes dhe uroj kolegët e mi për sukses në Kupën e Botës. Shpresoj t’u bashkohem sërish në kompeticionet e ardhshme”.

Reagimi nga Shtëpia e Bardhë
Federata Somaleze e Futbollit ka kontaktuar FIFA-n duke kërkuar sqarime urgjente për rastin. Ndërkohë, duke folur për BBC-në, Endrju Xhuliani, i cili drejton grupin e punës të Shtëpisë së Bardhë për Botërorin 2026, deklaroi: “Nuk mund të jap detaje mbi informacionin që çoi në këtë vendim, por mund të them se ishte vendimi i duhur nga autoritetet doganore dhe të kontrollit kufitar, dhe unë e mbështes atë.” Botërori 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik. Artan, i cili është pjesë e kampionatit kombëtar somalez, u bë arbitër i FIFA-s në vitin 2018 dhe ka gjykuar edhe në fazat fi nale të Kupës së Kombeve të Afrikës, duke u konsideruar si një nga arbitrat më të mirë të kontinentit.

PANORAMASPORT.AL