EKSKLUZIVE/ Partizani i ndarë mes dy kroatësh për stolin, në CV edhe eksperienca me Slaven Biliç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 12:10

EKSKLUZIVE/ Partizani i ndarë mes dy kroatësh për stolin, në CV edhe eksperienca me Slaven Biliç

Partizani vijon punën për të zgjidhur një nga çështjet më të rëndësishme të kësaj vere, atë të emërimit të trajnerit të ri. Pas përfundimit të sezonit të kaluar dhe nisjes së planifi kimit për edicionin 2026-2027, drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë përqendruar energjitë e tyre te gjetja e teknikut që do të marrë drejtimin e skuadrës. Ditët e fundit kanë qenë intensive në kampin e kuq.

demi

Kontaktet me alternativat e mundshme kanë vazhduar dhe procesi duket se ka hyrë në një fazë vendimtare. Në klub ekziston dëshira që çështja e trajnerit të zgjidhet sa më shpejt, në mënyrë që të gjitha hallkat e tjera të projektit të mund të lëvizin me ritmin e duhur.

KANDIDATËT- Në këtë drejtim, fundjava pritet të jetë shumë e rëndësishme për këtë proces. Në kampin e kuq është planifi kuar një mbledhje ku do të diskutohen zhvillimet e fundit dhe ku mund të merret edhe vendimi përfundimtar mbi emrin që do të ulet në pankinën e Partizanit për sezonin e ri. Për momentin, lista e kandidatëve është ngushtuar ndjeshëm.

Nga shumë emra që janë shqyrtuar gjatë javëve të fundit, drejtuesit duket se kanë mbetur te dy alternativa kryesore. Të dy trajnerët vijnë nga futbolli ballkanas, një treg që Partizani e njeh mirë dhe ku ka kërkuar vazhdimisht profi le edhe në të kaluarën. Njëri prej kandidatëve konsiderohet një emër me eksperiencë të rëndësishme. Bëhet fjalë për një trajner që në të kaluarën ka bashkëpunuar edhe me një fi gurë të njohur të futbollit europian si Slaven Biliç, një detaj që i shton interesin profi lit të tij dhe që ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të klubit.

Për Partizanin, përzgjedhja e trajnerit nuk është thjesht një vendim për pankinën. Bëhet fjalë për fi gurën që do të udhëheqë skuadrën në një sezon të rëndësishëm, pas një kampionati që nuk solli rezultatet e pritura dhe që e la ekipin jashtë “Final Four” dhe jashtë Kupave të Europës.

DISKUTIMET- Pikërisht për këtë arsye, në klub po tregohen të kujdesshëm. Drejtuesit kërkojnë një profi l që jo vetëm të ketë eksperiencë, por që të përshtatet edhe me realitetin aktual të skuadrës dhe me objektivat që janë vendosur për sezonin e ardhshëm. Një rol të rëndësishëm në këtë proces pritet të ketë edhe presidenti Gazment Demi. Numri një i klubit është përfshirë drejtpërdrejt në diskutimet për trajnerin dhe pritet të marrë pjesë personalisht në bisedimet me kandidatët që kanë mbetur në garë.

Ky angazhim tregon rëndësinë që klubi i kushton kësaj zgjedhjeje. Partizani dëshiron të shmangë gabimet dhe të sigurohet që vendimi i marrë të jetë në përputhje me projektin që synon të ndërtojë për vitet e ardhshme.

ASPEKTI FINANCIAR- Sigurisht, krahas aspektit sportiv, një peshë të rëndësishme në negociata ka edhe faktori ekonomik. Kjo është një verë ndryshe për Partizanin, pasi skuadra nuk do të marrë pjesë në kompeticionet europiane. Mungesa e Kupave të Europës do të thotë edhe mungesë e të ardhurave që zakonisht vijnë nga UEFA, ndaj klubi po tregohet i kujdesshëm në çdo vendim financiar që merr. Ky realitet ndikon edhe në çështjen e trajnerit.

Partizani kërkon një emër cilësor dhe me eksperiencë, por njëkohësisht duhet të respektojë kufijtë financiarë që ka vendosur për këtë sezon. Për këtë arsye, negociatat nuk lidhen vetëm me projektin sportiv dhe objektivat e skuadrës, por edhe me kushtet ekonomike të marrëveshjes. Gjetja e ekuilibrit mes këtyre dy elementëve mbetet një nga sfi dat kryesore të drejtuesve.

EJGI ÇABELI – PANORAMASPORT.AL