Arsenali hedh sytë nga ylli i Juventusit, bardhezinjtë refuzojnë ofertën e parë
Arsenal ka pasur zyrtarisht një interesim konkret për yllin e Juventusit, Kenan Ildiz. Sipas detajeve të fundit të raportuara nga “The Athletic” dhe gazetari Fabrizio Romano, trajneri i kampionëve të Anglisë, Mikel Arteta e ka identifikuar 21- vjeçarin turk si objektivin ideal për krahun e majtë të sulmit.

Mirëpo mësohet se klubi italian ka kthyer menjëherë një përgjigje negative, duke konfirmuar se lojtari nuk është në shitje. Transferimi cilësohet thuajse i pamundur për shkak të qëndrimit të prerë të klubit torinez. Drejtuesit e klubit Italian e konsiderojnë lojtarin plotësisht “të paprekshëm” dhe i kanë bërë të qartë Arsenalit se Ildiz është shtylla kurrizore e projektit të tyre të ri, dhe nuk do të pranojnë oferta as në vlerat 80–100 milionë euro.
Sulmuesi turk nënshkroi një rinovim afatgjatë me bardhezinjtë në shkurt 2026, i cili e mban atë të lidhur me klubin deri në qershor 2030. Po çfarë e tërhoqi Arsenalin tek sulmuesi që do të marrë pjesë me Turqinë në Botëror? Gjatë sezonit, Yildiz shkëlqeu duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar 10 asiste në 47 ndeshje zyrtare në të gjitha kompeticionet, duke luajtur si sulmues i dytë dhe si anësor i majtë. Pasi fituan titullin e Premier Ligës, “Topçinjtë” po kërkojnë të përforcojnë repartin e majtë të sulmit, duke qenë se Leandro Trosard dhe Gabriel Martineli po hyjnë në vitet e tyre të fundit të kontratës.
Zërat e merkatos sugjeronin se Arsenal ishte gati të përfshinte në ofertë lojtarë si Trosard ose Gabriel Hezus, plus para të thata. Megjithatë, Juventusi ka mbyllur çdo hapësirë diskutimi. E për shkak të këtij refuzimi kategorik, Arsenali tashmë po e zhvendos vëmendjen drejt opsioneve të tjera në merkaton europiane e jo vetëm.
PANORAMASPORT.AL













