Nuk i ndahet zemra nga Shkodra, Vllaznia projekton një tjetër rikthim të bujshëm
Mesfushori Herald Marku ka mbyllur një sezon jo të lehtë me Flamurtari, ku në 15 ndeshje ka arritur të shënojë vetëm 2 gola, një shifër që nuk pasqyron plotësisht pritshmëritë ndaj tij në repartin e mesfushës.

Pavarësisht kontributit të tij në organizimin e lojës dhe përvojës së fituar ndër vite në kampionatin shqiptar, statistikat tregojnë një sezon me ndikim të kufizuar në aspektin ofensiv. Në disa ndeshje ai ka qenë titullar, ndërsa në të tjera ka ardhur nga stoli, çka ka ndikuar edhe në vazhdimësinë e tij në fushë.
Tashmë për 30-vjeçarin nga Laçi, kanë nisur lëvizjet në merkato, ku përmendet një rikthim i mundshëm te Vllaznia. Sipas raportimeve, lojtari ka zhvilluar bisedime paraprake me drejtuesit kuqeblu, të cilët po vlerësojnë mundësinë e afrimit të tij për të forcuar mesfushën në sezonin e ardhshëm. Megjithatë, deri më tani nuk ka asgjë zyrtare dhe marrëveshja mbetet ende në fazën e diskutimeve.
PANORAMASPORT.AL













