ZYRTARE/ Vllaznia pagoi 80 mijë euro për kartonin e tij, futbollisti i jep lamtumirën kuqebluve: Mbyllet kapitulli me ekipin tim të zemrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 12:59

ZYRTARE/ Vllaznia pagoi 80 mijë euro për kartonin e tij, futbollisti i jep lamtumirën kuqebluve: Mbyllet kapitulli me ekipin tim të zemrës

Vllaznia i ka dhënë sot lamtumirën edhe një tjetër futbollisti, duke mos vazhduar bashkëpunimin me mesfushorin Eslit Sala.

SALA

Ka qenë vetë lojtari i ai cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka zyrtarizuar lamtumirën e tij me kuqeblutë.

“Sot mbyllet zyrtarisht kapitulli im me ekipin tim të zemrës. Po largohem me kokën lart dhe me një mirënjohje të madhe për të gjithë. Në veçanti falënderoj tifozët që kanë qenë mbështetja më e madhe gjatë këtij rrugëtimi. Një jetë, dy ngjyra!”, shkruante Sala në njoftimin e tij në rrjete sociale.

Sala iu bashkua Vllaznisë në vitin 2023 pas eksperiencës te Valleta në Maltë. Por ai transferim më pas përfundoi në dyert e FIFA-s dhe shkodranët humbën një gjyq që u kushtoi 80 mijë euro për mospagesën e detyrimeve të solidaritetit ndaj klubit maltez.

PANORAMASPORT.AL