Furtunë dhe rrufe, kaos me hapjen e Botërorit! Ndeshja e parë mund të luhet me rregullin e 30 minutave dhe zgjasë për orë të tëra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 13:14

Furtunë dhe rrufe, kaos me hapjen e Botërorit! Ndeshja e parë mund të luhet me rregullin e 30 minutave dhe zgjasë për orë të tëra

Stadiumi “Azteca” në qytetin e Meksiko po bëhet gati që të presë ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës. Por të gjithë kanë mbetur me sytë nga qielli, me kuptimin e plotë të fjalës.

sddsdadsds

Parashikimi meteorologjik për orarin e ndeshjes mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut që starton zyrtarisht Botërorin, paralajmëron për kaos të pazakontë. Shi i rrëmbyeshëm, stuhi rrufesh, breshër dhe erëra të forta parashikohen gjatë atyre orëve dhe autoritetet kanë paralajmëruar popullatën prej 23 milionë banorësh të qytetit që të jetë e kujdesshme.

Dhe po bëhet edhe më keq. Stuhia tropikale Boris është formuar në brigjet e Paqësorit Jugor të Meksikës. Është e paqartë nëse dhe sa rëndë do ta ndikojë ajo mbi kryeqyteti, por shqetësimi po rritet. Kjo është arsyeja pse në Amerikën e Veriut janë në fuqi protokolle të rrepta për motin!

Sapo të ndodhin rrufe brenda një rrezeje prej afërsisht 13 kilometrash rreth stadiumit, loja duhet të pezullohet menjëherë. Të dy ekipet do të shkojnë në dhomat e zhveshjes dhe spektatorët do të nxiten të kërkojnë strehim. Dhe pastaj hyn në fuqi rregulli i 30 minutave. Loja mund të rifillojë vetëm 30 minuta pas goditjes së fundit të rrufesë. Çdo goditje e re e rivendos orën në zero. Me pak fjalë, ndeshja mund të ketë vonesa të jashtëzakonshme.

Meteorologët bëjnë të ditur se kushtet janë perfekte për një stuhi dhe ky është vetëm fillimi, pasi i gjithë aktiviteti mund të ndikohet nga kushtet atmosferike, Nxehtësia përvëluese në jug, rreziku i tornadove në Lindje dhe stuhitë e përditshme në Florida dhe Meksikë. Kishin të drejtë organizatorët kur thanë se Botërori 2026 nuk do të jetë si të gjithë të tjerët…

PANORAMASPORT.AL