EKSKLUZIVE/ Esat Mala “tremb” pretendentët, vazhdojnë negociatat me klubin e Superiores
Klubi i Teutës po ndërton një ekip që pritet të jetë konkurrues për objektivat e rëndësishëm të sezonit të ardhshëm nën drejtimin e trajnerit Edlir Tetova, i cili po mbledh një nga një lojtarë që i mendon si të rëndësishëm për idetë e lojës së tij. Një prej tyre është edhe Esat Mala.

Ashtu siç ka paralajmëruar “Panorama Sport”, durrsakët dhe mesfushori i larguar nga Vllaznia janë bërë gati të hedhin firmën në kontratë, por për momentin kjo nuk ka ndodhur. Mësohet se kërkesat financiare të mesfushorit kanë frenuar durrsakët, të cilët i kanë vlerësuar si të ekzagjeruara këto pretendime të tij.
Palët vazhdojnë të negociojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët, pasi në parim, të gjitha anët e përfshira janë në gatishmëri për të nisur në bashkëpunim. Për Malën prioritet mbetet Teuta por rivalët e tjerë në Superiore po ndjekin situatën me vëmendje, duke shpresuar që të përfitojnë nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët sa u përket termave financiare.
E.KUKA-PANORAMASPORT.AL













