Mbrojtësi rrezikon, Bajerni i alarmuar për Dejvis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 15:18

Mbrojtësi rrezikon, Bajerni i alarmuar për Dejvis

Në gjysmëfinalen e Ligës së Kampi onëve, Alfonso Dejvis u aktivizua vetëm 22 minuta, duke asistuar golin e barazimit të vonë të Herri Kejn. Dy ditë më vonë, Bajerni njoftoi rikthimin e dëmtimit muskulor dhe bëri të ditur se ai do të mungonte për “disa javë”. 25 vjeçari nuk luajti më asnjë ndeshje pas kësaj, madje as në finalen e kupës, ku Bajerni fitoi 3-0 ndaj Shtutgartit në Berlin.

Screenshot 2026-06-10 151616

Ky ishte tashmë dëmtimi i tretë muskulor për mbrojtësin gjatë vitit 2026. Pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar në mars 2025, kanadezi pësoi disa pengesa gjatë përpjekjeve për tu rikthyer dhe nuk arriti kurrë të gjente ritmin e duhur. Për këtë arsye, menjëherë pas dëmtimit të fundit, drejtuesit e Bajernit deklaruan në mënyrë private se Dejvis nuk duhej të luante në Kupën e Botës.

Ky qëndrim është i kuptueshëm nga njëra anë, pasi ai pësoi dëmtimin në gju dhe një diagnozë të gabuar fillestare gjatë angazhimit me kombëtaren, duke e vënë Bajernin në një situatë të sikletshme pak kohë pasi klubi i kishte zgjatur kontratën. Nga ana tjetër, bavarezët nuk kanë mjete ligjore për ta penguar, pasi detyrimi për lirimin e lojtarëve për ekipet kombëtare nisi më 25 maj. Që atëherë, Dejvis ka vazhduar rehabilitimin me ekipin kombëtar të Kanadasë, duke shpresuar të realizoj ëndrrën e tij: një Kupë Bote në shtëpi, një përvojë unike në karrierën e çdo futbollisti.

Sipas raporteve, Bajerni shpreson që Dejvis të mos luaj fare gjatë Kupës së Botës nëse Kanadaja eliminohet në fazën e grupeve, ose në rastin më të mirë vetëm në fazën me eliminim direkt. Frika se ai mund të rikthehet para kohe dhe të pësoj një tjetër dëmtim është shumë e madhe. Megjithatë, raportohet se ekziston komunikim i ngushtë me stafin mjekësor kanadez dhe se Dejvis nuk do të luaj as në ndeshjet kundër Katarit më 18 qershor në Vankuver dhe kundër Zvicrës më 24 qershor, po ashtu në Vankuver.

Një skenar që do të ishte jashtëzakonisht i hidhur për Dejvis. Dhe një skenar që, ndonëse i dëshiruar nga klubi, nuk është plotësisht i sigurt. Çfarë do të ndodhë nëse Kanadaja ka nevojë patjetër për pikë në ndeshjen e fundit të grupit për të siguruar kualifikimin? A do të marrin federata dhe vetë lojtari një rrezik të tillë? Në fund të fundit, Dejvis është ylli i ekipit. Për momentin mbetet vetëm pritja: në Kanada, në Mynih dhe për vetë Alfonso Dejvis.

KLAJDI BAJO-PANORAMASPORT.AL