EKSKLUZIVE/ Janaçek i nxjerr “blof” të gjithë? Portieri i Elbasanit surprizon për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 14:51

EKSKLUZIVE/ Janaçek i nxjerr “blof” të gjithë? Portieri i Elbasanit surprizon për të ardhmen

Martin Janaçek është një nga emrat më interesantë në këtë merkato vere. Teuta është në horizont, pasi me Elbasani nuk ka marrëveshje. Oferta financiare do të jetë vendimtare, pasi Janaçek mund t’i surprizojë të gjithë.

janacek

“Panorama Sport” mëson se për portierin çek ka interes nga jashtë Shqipërisë. Një nga emrat që del në skenë është Spartak Trnava. Ndaj nuk do të jetë çudi që pas eksperiencave në Çeki dhe Shqipëri, të jetë radha e Sllovakisë.

25-vjeçari firmosi vetëm për një sezon me Elbasanin dhe rezultoi transferimi i duhur. Dëmtimi ndaj Flamurtarit më 14 mars, e penalizoi duke e mbajtur dy muaj jashtë fushës së blertë.

Spartak Trnava ndërkohë është emër mjaft interesant. Rrugëtimi i edicionit të ardhshëm nis në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL