Ekuban bëhet “okazion” për merkaton, ish-sulmuesi i Partizanit i mbyll derën klubit të Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 15:36

Ekuban bëhet “okazion” për merkaton, ish-sulmuesi i Partizanit i mbyll derën klubit të Seria A

Aventurës së Kaleb Ekuban me Xhenoan i erdhi fundi. Klubi i Seria A i ofroi rinovimin për dy vite me opsion edhe një vit tjetër në klauzolë, ndërsa ish-sulmuesi i Partizanit e ka refuzuar.

ekuban

Lajmi është surprizues, pasi për ganezin në moshën 32-vjeçare u duk oferta e duhur. Ekuban qëndroi me Xhenoan që nga viti 2021 duke luajtur 128 ndeshje. Gjatë kësaj kohe shënoi 13 gola dhe asistoi 11 të tjerë.

Ekuban cilësohet një nga futbollistët e huaj, më të mirë që luante në Shqipëri. Kievo Verona e huazoi te Partizani në verën e vitit 2016, më pas pati rritje të jashtëzakonshme.

Synimi është për t’u larguar nga Seria A. Interesant do të jetë të mësohet destinacioni i ri.

PANORAMASPORT.AL