E BUJSHME/ “Gruda kërkon ta lëmë të qetë”, ndihmësi i Maran te Kombëtarja del publikisht: As bisedë miqësore me Vaiperin
Brajan Gruda i ka mbyllur derën për momentin FSHF-së, pasi ka shprehur sërish se nuk është i interesuar për kalimin te Shqipëria. Gruda kërkon edhe dy vite kohë. Zëvendëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, dha detaje edhe për Nelson Vaiper i cili sipas Bulkut as nuk pranon që të ketë bisedë miqësore aktualisht.

“Duke parë edhe nevojat që ne kemi në skuadër, normal që dera e ekipit kombëtar është gjithmonë e hapur për të gjithë ato që dëshirojnë të përfaqësojnë ekipin kombëtar. Por po të ndalemi në emrat konkretë si Brajan Gruda, ne kemi qenë gjatë gjithë kohës. Ftesa e parë ju ka bërë shumë vite më parë, qëkur ishte 15 vjeç me ekipet kombëtare të moshave, por ai ka vendosur që të përfaqësonte moshat e Gjermanisë.
Jo më larg se dje kam pasur një komunikim, unë personalisht me të, bashkë me trajnerin, dhe na ka komunikuar nga menaxheri i tij që Brajanin duhet ta lëmë të qetë. Dhe të paktën për dy vite ose dhe më shumë, sepse do që të përfaqësojë skuadrën përfaqësuese të Gjermanisë. Ne kemi bërë gjithçka. Është organizuar e gjithë drejtoria teknike dhe deri tek presidenti. Kemi kërkuar që të bëjmë një takim me të, por nuk na është mundësuar nga ana e lojtarit.
Vaiper është e njëjta. Ndodhet për momentin në Shqipëri, është me pushime, sepse Shqipëria është e bukur dhe është vendi i tyre. Ndodhet me pushime në bregdetin e jugut. Kemi komunikuar me të afërm të tij, kemi kërkuar që ta takojmë bashkë me trajnerin.
Na ka kërkuar që për momentin jam me pushime dhe nuk mund të kemi një takim ose bisedë miqësore me Vajperin. Por mos harrojmë që nuk është momenti i parë që komunikojmë dhe kërkojmë të bëhen pjesë e Shqipërisë. Por Vaiper ka vendosur që Europianin që do zhvillohet në vendin tonë, ta zhvillojë me kombëtaren e 21-vjeçarëve të Gjermanisë”, u shpreh Bulku në emisionin në “Shtëpinë e Futbollit”.
Opsion në vendin e Hysajt: Maran e kontaktoi për ftesën te Kombëtarja, futbollisti pret dritën jeshile
Ervin Bulku zbulon prapaskenat te Kombëtarja: Ja çfarë na kërkoi babai i Mehmetit
PANORAMASPORT.AL













