Opsion në vendin e Hysajt: Maran e kontaktoi për ftesën te Kombëtarja, futbollisti pret dritën jeshile

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 18:06

Opsion në vendin e Hysajt: Maran e kontaktoi për ftesën te Kombëtarja, futbollisti pret dritën jeshile

Zëvendëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, preku disa lojtarë që janë në radarin e FSHF. Brajan Gruda ka kërkuar të paktën edhe dy vite të tjera kohë. Nelson Vaiper ndërkohë i është shmangur bisedave.

kurtulan5

Ndryshe mund të flitet për Arda Kurtulan i cili ka lindur në Stamboll dhe është me dy nënshtetësi. Ai ka spikatur me Goztepen në Superligën turke. Kurtulan është gati të luajë për Shqipërinë, por mbetet për t’u sqaruar situata me klubin turk për shkak të kufizimeve që lojtarë e huaj kanë. Kurtulan shikohet si opsion në vendin e Elseid Hysajt gjatë kësaj kohe, siç edhe vetë Bulku u shpreh.

“Për Arda Kurtulan. Hysaj është një nga lojtarët më të mirë të ekipit shqiptar. Jo më kot ka arritur atë shifër rekord si askush më parë. E meriton. Prandaj themi se dera e ekipit kombëtar është e hapur. Që të futesh tek ajo derë, që është shumë e madhe për të ardhur në ekipin kombëtar. Është dëshirë e madhe që ne të kemi sa më shumë lojtarë dhe sa më shumë cilësorë. Për momentin akoma nuk kemi gjetur një zëvendësues, që të jetë në nivelin e Hysajt ose edhe më i mirë se Hysaj.

Jemi në bisedime me Kurtulan. Është një lojtar që është aktivizuar me të gjithë ekipet e moshave dhe më së fundmi ka qenë me kombëtaren U-21 të Alban Bushit. Por biseda e fundit që ka qenë para ndeshjeve miqësore, nga trajneri dhe nga ne me babain, me Kurtulan vetë personalisht, dhe me menaxherin e tij. Na ka kërkuar sepse ka një problem për çështjen e lojtarëve ekstra komunitarë. Pritet që Kurtulan të ndryshojë skuadër ose të sqarojë skuadrën e tij me klubin ku ndodhet për momentin. Dhe presim dhe shpresojmë shumë, që ta kemi në ndeshjet zyrtare nëse trajneri ynë vendos që ta kemi pjesë të grupit”, u shpreh Bulku në emisionin në “Shtëpinë e Futbollit” për rastin e Kurtulan.

Kurtulan vlerësohet aktualisht 7 milionë euro në tregun e “transfermarkt”. Një shifër që do e vendoste në vendin e pestë në listën e lojtarëve të Kombëtares. Për janë interesuar ndër të tjerë edhe Fenerbahçe me Gallatasarajn, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e transferimit jashtë Turqisë.

E BUJSHME/ “Gruda kërkon ta lëmë të qetë”, ndihmësi i Maran te Kombëtarja del publikisht: As bisedë miqësore me Vaiperin

Ervin Bulku zbulon prapaskenat te Kombëtarja: Ja çfarë na kërkoi babai i Mehmetit

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL