Xhoshua Kimish: Parisi më bëri të mendoj largimin nga Bajerni
Në verën e vitit 2024, spekulimet rreth të ardhmes së Xhoshua Kimish te Bajerni ishin të shumta. Kontrata e mesfushorit kishte mbetur me vetëm një vit afat, ndaj drejtuesit nuk e përjashtonin mundësinë e shitjes së tij. Në atë kohë, Kimish u tundua nga oferta e PSG.

“Parisi ishte një klub që tregoi shumë përkushtim. Një klub që as nuk e kisha marrë në konsideratë më parë. Kam folur me drejtorin sportiv dhe trajnerin. Kur interesi është kaq i madh, dhe duhet të them se ata bënë një punë vërtet shumë të mirë duke të dhënë ndjesinë se të duan me të vërtetë, atëherë natyrisht fillon ta mendosh seriozisht”, tha Kimish.
“Parisi më dërgoi një ofertë. Ana financiare ishte e pabesueshme. Vërtet. Shumë, shumë e pabesueshme, duhet ta them. Por nuk doja që ky të ishte faktori vendimtar”, zbuloi mesfushori.
PANORAMASPORT.AL













