Virxhil Van Dajk i pandalshëm, sa minuta ka luajtur që nga viti 2025

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 17:19

Virxhil Van Dajk i pandalshëm, sa minuta ka luajtur që nga viti 2025

Pa frikë mund të quhet një nga lojtarët më të aktivizuar jo vetëm në Premier Ligën angleze, porn ë të gjithë kampionatet më të rëndësishëm në mbarë futbollin e Europës. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Liverpulit dhe Holandës, Virxhil Van Dajk, që duke bërë disa llogari të thjesht, deri tani është aktivizuar plot 5,841 minuta në fushë që prej qershorit të vitit 2025.

van dajk

Pikërisht, mbrojtësi 34-vjeçar ka qenë gjithmonë i pranishëm gjatë gjithë sezonit 2025/26, duke u paraqitur në 64 ndeshje të Liverpulit dhe Kombëtares në total: 55 për klubin e tij dhe 9 për ekipin përfaqësues të Holandës. Sikur të mos mjaftonte kaq, ai gjithashtu shtoi edhe dy paraqitje të tjera ndërkombëtare në qershor të vitit të kaluar gjatë ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Në përgjithësi, Van Dajk ka humbur vetëm 279 minuta nga 6,120 të mundshme në futbollin e klubeve dhe atij ndërkombëtar, përgjatë kësaj periudhë për të cilën flitet. Konkretisht bëhet fjalë për 189 minuta për Liveruolin dhe 90 për Holandën – duke nënvizuar qëndrueshmërinë e tij të jashtëzakonshme. Për më tepër, gjatë kësaj periudhe, kapiteni holandez ka kontribuar gjithashtu në fazën sulmuese, duke regjistruar 11 gola të shënuar dhe 3 asiste të shërbyer në çdo kompeticion, ku ka marrë pjesë.

PANORAMASPORT.AL