Postuar: Qershor 10, 2026 | 18:21
EKSKLUZIVE/ Tronditet Flamurtari, FIFA merr vendimin drastik
FIFA është rikthyer për të goditur klubet shqiptare. “Panorama Sport” mëson se nga sot i është bllokuar merkatoja Flamurtarit.

Si gjithmonë janë detyrimet e prapambetura, të cilat bëjnë që lojtarët apo stafet të ndjekin rrugën e gjyqit. Nga Kategoria e Parë janë edhe dy klube të tjera.
Bylisi që po ashtu ra nga kategoria, ka dy çështje për të zgjidhur. Ndërkohë Kastrioti është me tre gjyqe të hapura.
Klubet do e nisin fillimisht nga emërimi i trajnerit të ri. Te Flamurtari është mjaft i avantazhuar pikërisht tekniku Olitjon Kërnaja, siç gazeta raportoi sot.
PANORAMASPORT.AL













