Detaje ekskluzive pas sezonit, lojtarët mbushin xhepat te Tirana me… premio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 18:54

Detaje ekskluzive pas sezonit, lojtarët mbushin xhepat te Tirana me… premio

Te Tirana është regjistruar një shpenzim i konsiderueshëm prej rreth 205 mijë euro vetëm për premio, gjatë një periudhe të sezonit ku skuadra mbeti në Kategorinë Superiore dhe u drejtua nga trajneri Orges Shehi në 12 ndeshje.

tirana

Kjo shumë lidhet ekskluzivisht me shpërblimet e lojtarëve, të cilat janë akorduar në bazë të rezultateve dhe objektivave të arritura në një moment delikat të kampionatit. Në këtë periudhë, Tirana kërkonte stabilitet dhe reagim të menjëhershëm në renditje, duke e konsideruar motivimin fi nanciar si një element të rëndësishëm për të mbajtur skuadrën të përqendruar dhe konkurruese deri në fund të sezonit.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se këto premio janë shpërndarë në mënyrë të pjesshme gjatë ndeshjeve të drejtuara nga Shehi, ku çdo rezultat pozitiv ka sjellë edhe shpërblime të veçanta për lojtarët. Në një kampionat ku diferencat mes skuadrave janë të vogla, një politikë e tillë shpërblimi është parë si mënyrë për të rritur intensitetin dhe përgjegjësinë në fushë.

SHUMA – Në total, 205 mijë eurot e përdorura vetëm për premio pasqyrojnë edhe shpenzimin e madh që shoqëron një klub si Tirana, ku pritshmëritë janë gjithmonë të larta dhe çdo sezon shihet si garë për trofe. Drejtuesit e klubit kanë synuar që përmes kësaj politike të ruajnë frymën konkurruese brenda grupit dhe të shmangin rënien e motivimit në një fazë vendimtare të sezonit. Megjithatë, kjo shifër konsiderohet gjithashtu një tregues i kostove të larta operative që shoqërojnë një klub të nivelit të lartë në Shqipëri, ku jo vetëm pagat, por edhe bonuset dhe shpërblimet kanë një peshë të rëndësishme në buxhetin sezonal.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL