Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-kampioni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 20:00

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-kampioni

Një lajm i hidhur për sportin shqiptar që ka humbur një prej ikonave të boksit, Rami Sadushin, i ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Ish-oficeri i ushtrisë dhe Mjeshtri i Merituar i sportit të boksit, Rami Sadushi lindi më 01 korrik të vitit 1942 në qytetin e Vlorës, në një familje punëtore dhe atdhetare.

Screenshot 2026-06-10 195752

Me përfundimin e shkollës 7- vjeçare në qytetin e lindjes ai erdhi në Tiranë për të vazhduar studimet në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”. Në bankat e kësaj shkolle Ramiu, pa lënë pas dore mësimin, filloi të merret edhe me sportin e boksit, në të cilin arriti shpejt suksese.

Me përfundimin me sukses të shkollës së mesme kaloi në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve ku vazhdoi me sukses edhe sportin e nisur më parë. Në vitin 1963 Ramiu u titullua oficer dhe u emërua me detyrë në shkollën e lavdishme “Skënderbej”.

Por boksi në këtë vit u ndërpre në vendin tonë, me Rami Sadushin që kishte regjistruar një karrierë për t’u admiruar në ring. Një sërë rezultatesh si kampion i shkollës “Skënderbej”, kampion i qytetit të Tiranës, pesë herë kampion kombëtar dhe dy herë kampion i Ushtrisë.

Në vitin 1963 u shpall nën-kampion në Lojërat e GANEFO-s në Bogor-Batavia në Indonezi. Mban titullin “Mjeshtër i Merituar”, ndërsa në ushtri punoi dhe studioi në Akademinë e Mbrojtjes, në Korpus, studioi në VL të Edukimit Fizik të Universitetit të Sporteve. Rami Sadushi, kudo ku mësoi, punoi dhe boksoi, ka qenë i suksesshëm, i dashur e i respektuar nga të gjithë.

*Nga Et’hem Ibrahimi, ish-kampion boksi

PANORAMASPORT.AL