ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport” tek Elbasani, ndodh çudia më e madhe me portierin Janaçek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 19:45

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport” tek Elbasani, ndodh çudia më e madhe me portierin Janaçek

Martin Janaçek është prezantuar te Spartak Trnava me kontratë 2-vjeçare. Ashtu si edhe “Panorama Sport” paralajmëroi, ish-portieri i Elbasanit i surprizoi të gjithë duke shkuar tek ekipi sllovak.

Screenshot 2026-06-10 194332

Çudia mbetet e madhe. Pasi Elbasani u tërhoq për shkak se kërkesat financiare u shtuan nga portieri, Teuta u shfaq në horizont.

Firma nuk u konkretizua duke qenë se Janaçek kishte të tjera plane. Ish-portieri i Elbasanit do të luajë me Spartak Trnavën që do të luajë në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Jançek qëndroi për dy muaj i dëmtuar, që nga mesi i muajit mars. Tashmë është plotësisht gati për sezonin e ri.

EKSKLUZIVE/ Janaçek i nxjerr “blof” të gjithë? Portieri i Elbasanit surprizon për të ardhmen

PANORAMASPORT.AL