Ibrahimoviç shtanget duke qenë larg Milanit, pronari Kardinale ndan mendjen për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2026 | 19:23

Ibrahimoviç shtanget duke qenë larg Milanit, pronari Kardinale ndan mendjen për të ardhmen

Pronari Xherri Kardinale ka ndarë mendjen. Ralf Rangnik do t’i besohet posti i drejtorit teknik, ndërsa Oliver Glasner do të bëhet trajneri i ri.

tare ibrahimovic

Zlatan Ibrahimoviç do të mbetet në hije. Këshilltari i Kardinale nuk do të ndërhyjë për momentin te projekti i ri, ndërsa shkoi në Amerikën e Veriut për të komentuar Botërorin.

Ibra u konsiderua fajtor për largimin e Igli Tares dhe trajnerit Alegri. Pronari Kardinale vendosi t’i shkarkonte të gjithë drejtorët, bashkë me Furlanin dhe Monkadën.

Objektivi Champions ishte minimali. Dhe duke qenë se nuk u arrit, zhgënjimi u bë i madh.

PANORAMASPORT.AL